SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e rënies.

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se lufta çlirimtare me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kujtojmë me nderim në përvjetorin e rënies, dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi.

Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë.

Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj.

129
9
2