SHPËRNDAJE

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka folur sërish për ftesën që iu bë nga Gjykata Speciale, për intervistim si i dyshuar, transmeton GazetaDirekt.

Ai kujton se si një ditë më parë më 21 korrik 2005, ai u thirr në Hagë në procesin gjyqësor, ndërsa thotë se edhe sot kur ai u ftua sërish, Kosova është më e fortë se kurrë.

Postimi i plotë:

Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.
Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.
Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike.

RH