SHPËRNDAJE
Një aksident ka ndodhur dje në bjeshkët e Deçanit, ku humbën jetën jetën dy persona dhe u lënduan disa të tjerë.

Kjo ngjarje kishte prekur edhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili i drejtoi një telegram ngushëllimi familjes së viktimave.

“Na ka merzitur fort ngjarja e rëndë për familjen e Halil Nitajt, ku humbën jetën dy anëtarë të saj, e u lënduan edhe tre të tjerë në një aksident tragjik ne Bjeshkë të Deçanit.
Në këto çaste të vështira jemi me familjen e të aksidentuarëve dhe u shprehim ngushëllimet më të thella e lutemi per shërim sa më të shpejtë të të lënduarëve!
RH” shkruan Haradinaj.

Dyshimet e para për këtë aksident janë që vetura ka dalur nga rruga dhe ka humbur kontrollën, ku si pasojë kishte 2 të vdekur dhe 4 të lënduar.