SHPËRNDAJE
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës në Prishtinë për zgjedhjet lokale ka prezantuar kandidatët për kryetar të komunave nga partia e tij.
 

Ai i ka quajtuar kandidatët e AAK-së njerëz të mirë të vendit.

Haradinaj ka folur për ata që po i japin afate atij dhe qeverisë së udhëhequr nga ai duke ju thënë se puna e tij është shumë më e vlefshme.

“Plot njerëz po thojnë i tregojmë Ramushit i ka kaq ditë e kaq muaj. Mos harroni në Kosovë një orë e Ramushit është sa shumë vitë të tyre. I ka kapur panika se e dijnë n’kohë sa kemi me ju ik përpara, duke prirë, e ata nuk mund të na përcjellin nga opozita”, ka thënë Haradinaj.