SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit terrorist në El Paso të Teksasit.

“Mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit të tmerrshëm në ‘Waltmart’ në ShBA.”, shkroi në postimin e tij në Twitter Haradinaj.

Nga ky sulm terrorist mbetën të vdekur 20 persona dhe 26 të tjerë janë plagosur.

Raportet e mediave e kanë identifikuar 21 vjeçarin, Patrick Crusius nga Teksasi si i dyshuari për kryerjen e këtij akti terrorist.

I dyshuari e kishte postuar një video online para se të fillonte sulmin që u përshkrua nga forcat e ligjit të Teksasit dhe drejtuesit politikë si akt i mbushur me urrejtje dhe racizëm.