SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, ku është diskutuar për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.

Haradinaj tha se për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.

Postimi i plotë:

Me zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, diskutuam sot për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.

Për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes, ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.

Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit.