SHPËRNDAJE
Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë që janë në konsultime me AKR-në në lidhje me formimin e qeverisë.
Tutje ai ka shtuar që qeverisja gjithëpërfshirëse është njëra nga mundësitë për seancën e 24 gushtit.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një konference për media me ç’rast AAK-ja emëroi Rexhep Kadriun kandidat për kryetar të Gjilanit.