SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka dhënë një mendim sa i përket debatit për numrin e veteranëve të UÇK-së.

Ai në një deklaratë të shkurtër për gazetën “Epoka e re” ka thënë se numrin e veteranëve të UÇK-së, me theks të veçantë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” kushdo që ka dëshirë për ta mësuar, mund të marrë përgjigje nga gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët siç thotë ai janë turpëruar në Deçan.

“Se sa veteranë i kishte Dukagjini dhe me theks të veçantë Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’, përgjigjen mundeni për ta marrë tek gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre që i kemi turpëruar në Deçan”, ka thënë Daut Haradinaj.