SHPËRNDAJE

Në vazhdën e krijimit të Qeverisë së Kosovës, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj së shpejti pritet të takohet me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Burime të lajmi.net bëjnë brenda AAK-së dhe AKR-së bëjnë të ditur pas marrëveshjes që deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova bëri me Haradinajn, lëvizje ka pasur edhe në AKR-në e Pacollit.

“Ka lëvizje në drejtimin e bashkëpunimit të Pacollit me Haradinajn. Nuk është ende shumë e qartë se si do të lëvizin gjërat në ditët në vazhdim, megjithatë ka sinjale të qarta”, kanë thënë këto burime

Gjithnjë sipas këtyre burime të pakonfirmuara, pengesë në rrugën e bashkëpunimit të AKR-së dhe PAN-it, respektivisht te Haradinajt dhe Pacollit mbetet Agim Bahtiri, nënkryetar i AKR-së, i cili në disa raste është shprehur kundër bashkëpunimit me PDK-në.

Ai para hyrjes në koalicion parazgjedhor me LDK-në kishte kërcënuar me dorëheqjen nëse AKR-ja rreshtohet përkrah PDK-së.

“Bahtiri është fuqishëm kundër koalicionit me PAN-in, ai mbështetë fuqishëm një koalicion me Vetëvendosjen në kuadër të bashkëpunimit LAA –VV”, thonë burime të lajmi.net brenda AKR-së.

AKR-ja në kuadër të koalicionit me LDK-në dhe Alternativën i ka katër deputetë, që do të ishin të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë Haradinaj.