SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadoren e Republikës së Kroacisë ne Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Ata biseduan për procesin e fundit të zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja në vendin tonë.

“Sot takova ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bashkëbiseduam për procesin e zgjedhjeve dhe nevojën e krijimit të institucioneve të reja.

Falënderova ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti kroat vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimeve evro-atlantike si dhe përkushtimin tonë të përbashkët që marrëdhëniet tona të thellohen edhe më shumë në të gjitha fushat”,ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook./GazetaDirekt.com