SHPËRNDAJE

 


Haradinaj ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korigjimin e kufijve mes dy vendeve.
Ai ka thënë se Thaçi nuk ka mandat për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj.
“Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës”, ka thënë Haradinaj.
“Çka po kujtojmë se krejt budallë jemi në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, është shprehur Haradinaj.
I pytur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova.
“Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria, le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, ka thënë Haradinaj në RTV21.
Haradinaj ka shtuar se Kosova nuk duhet të ndryshojë qëndrimin e saj vetëm e vetëm që ta njohë Serbia pavarësinë e saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri rreth mundësisë së shkëmbimit të territorit me Serbinë, dhe rreth korigjimit të kufijve me shtetin serb.