SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur vartësit e tij, udhëheqësit e të gjitha dikastereve,  për një takim sot pasdite.

Mbledhja e dytë e qeverisë mbahet në orën 16:00, por ende nuk dihet rendi i ditës.

Se mbledhja e qeverisë do të mbahet sot pasdite e ka konfirmuar edhe zyra për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Kosovës.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim prej orës 16:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.