Liderët politikë po e shpalosin programin e tyre nëpër qytetet e Kosovës.
Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi sot kompaninë̈ ‘Erc Trade’ në Bardhosh.
Ai në këtë takim tha se shtylla e ekonomisë̈ së vendit tonë janë̈ ndërmarrësit kosovarë.
Postimi i plotë:
Ndërmarrësit kosovarë janë shtylla kryesore e ekonomisë sonë.
Si President i ardhshëm i vendit dhe me një Aleancë të fortë në Parlament dhe Qeveri, do të sigurojmë zbatimin e planit tonë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik.
Fondi një miliardësh, i cili përfshin edhe fondin e garantimit të kredive, do të përshpejtojë ringjalljen e ekonomisë, nxit punësimin dhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat.
Gjatë vizitës së sotme në “Erc Trade” në Bardhosh, bashkëbisedova me punëtorët dhe menaxhmentin, rreth Programit të Aleancës 2021 – 2025.
I lumtur që plani ynë ekonomik i përpiluar me kujdes, brenda parametrave të realizueshëm, i mbulon kërkesat e tyre.
#ForcaeKosovës RH