SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, ku ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.

“Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, September 13, 2019