SHPËRNDAJE

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se është krenar që trupat e FSK-së, do të marrin pjesë në një nga trajnimet përkrah ushtrive të fuqishme të botës.

Haradinaj thotë se Kosova do të ketë ushtri, sipas standardeve të NATO-s, shkruan GazetaDirekt.

Tutje ai ka shtuar se ushtria kosovare do të inkuadrohet kudo që e kërkojnë forcat e NATO-s.

Postimi i plotë:

Krenar të shoh sot Ushtrinë e Kosovës, në ushtrimin “Albanian Effort 19”, krah për krah me ushtritë më të fuqishme të botës. Treguesi më i qartë se po krijojmë ushtri të shekullit 21 sipas standardeve të NATO-s. Ushtria jonë do të jetë në shërbim të mbrojtjes së pragut të lirisë, kudo në botë, aty ku na e kërkon NATO e udhëhequr nga Amerika. Gjithmonë në rresht me ushtritë e paqes!

RH