SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 28 vjetorin e referendumit të popullit të Kosovës për deklarimin e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se ky akt historik vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

Kryeministri në detyrë thotë se edhe zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve territorial.

“Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.