SHPËRNDAJE

Në qytetin e Nyonit në Zvicër është hedhur shorti për grupet e Ligës së Kampionëve.

Edicioni i ri 2017/18 do të na sjellë përballje të zjarrta mes skuadrave më të mëdha evropiane.

Shorti ka dashur që në një grup të qëllojnë skuadra të mëdha si Juventus dhe Barcelona në Grupin D, Bayern Munich e PSG në Grupin B, apo Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspurs në Grupin H.

Por padyshim grupi më i vështirë duket ai C, ku janë skuadra si Chelsea, Atletico Madrid dhe Roma, ndërsa nga vazo e katërt është Qarabagu i Ansi Agollit.

Më poshtë keni të gjitha skuadrat të radhitura në grupe:

Grupi A: Benfica, Manchester United, Basel, CSKA MOSKA.
Grupi B: Bayern Munich, PSG, Anderlecht, Celtic.
Grupi C: Chelsea, Atletico Madrid, Roma, Qarabak.
Grupi D: Juventus, Barcelona, Olympiakos, Sporting Lisbona.
Grupi E: Spartak Moscow, Sevilla, Liverpool, Maribor.
Grupi F: Shakhtar Donetsk, Manchester City, Napoli, Feyenoord.
Grupi G: Monaco, Porto, Besiktas, RB Leipzig.
Grupi H: Real Madrid, Borussia Dortmund, Tottenham Hotspurs, APOEL .