SHPËRNDAJE

Hillary Clinton sot ka kumtuar vendimin e rëndësishëm në jetën e saj…

Ish kandidatja për presidentin e SHBA thotë se edhe më tutje “dhemb shumë” disfata prej rivalit të atëhershëm dhe presidentit aktual Donald Trump, dhe porositë se më nuk do të kandidohet.

“Edhe më tutje dhemb. Shumë dhemb”, ka thënë kandidatja e demokratëve për zgjedhje në vitin 2016 në intervistë dhënë CBS në paraqitjen e saj në publik me rastin e prezantimit të librit “Çfarë ndodhi”, transmeton gazetametro.net.

“E kam kryer me atë që të bëhem kandidate. Si politikane aktive, e kam kryer”. Ka shtuar ajo, transmeton AFP.

Në librin e ri, Hillary Clinton përshkruan disfatën të cilën e ka pësuar nga Donald Trump’i në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, duke pranuar gabimet personale, dhe duke mbrojtur strategjinë e saj në fushatë.

Clinton nuk ka kursyer në kritikë as Trump’in, por ka paraqit disa faktorë të cilët i kanë kontribuar humbjes së saj, siç është përzierja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, akuzat e ish drejtorit të FBI James Comey në lidhje me email’et kontestuese, lufta brenda partiake me Bernie Sanders’in, dhe madje e përmend edhe gjininë e vet, shkruan AP.

Ajo është përgjigjur në kritikat e zakonshme ndaj fushatës së vet, duke përfshirë edhe atë se ka injoruar klasën punëtore, në bazë të cilës Trump ka fituar përkrahje në disa shtete federale të SHBA./metro