SHPËRNDAJE

Një foshnje 1-vjeçare humbi jetën, pasi u sulmua nga dy qen pitbull. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në komunën Flero, në Breshia të Italisë.Tgcom ka postuar fotot e ngjarjes së kobshme.

Sipas medieve italiane, në momentin kur ndodhi ngjarja, 1-vjeçarja ishte në shtëpi bashkë me gjyshen dhe gjyshin. Nëna 22-vjeçare (italiane) ndodhej në punë, ndërsa babai i saj shqiptar ishte në Gjermani, duke kërkuar punë.

Pasi doli në oborrin e shtëpisë për të luajtur, foshnja u sulmua egërsisht nga dy qentë e gjyshit. Pavarësisht se ky i fundit ndërhyri për ta shpëtuar, nuk arriti të shpëtonte. Mësohet se vajza mori lëndime të mëdha në kokë, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Për shkak të shokut që pësoi, nëna e vogëlushes është shtruar në spital. Tgcom ka postuar fotot e ngjarjes së kobshme.