SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi ka thënë se skena politike është kapluar nga politikanë që kanë probleme personale dhe harrojnë që qytetarët i kanë sjellë në ato pozita.

Sipas tij, LDK-ja do të angazhohet që kjo klasë politike që nuk ka ide përparimtare dhe veprime të planifikuara mirë për interesin e qytetarëve, të mos i lëshojë rrugë.

“Nuk mund te ngelemi ne te kaluaren per shkak se lloji i tille i politilaneve ka ende fuqi vendimmarrese. Nuk mund te leshojme rruge per njerez te tille, sado e veshtire qe do te jete qe t’i bindim qytetaret se te tille politikane nuk meritojne te mbeshteten”, ka shkruar ai.

Ky është shkrimi i plotë i Hotit:
Skena politike eshte kapluar nga politikane qe kane probleme personale nga me te ndryshmet. Te tille politikane do te provojne te mbajne peng vendit, sepse fatin e tyre e kane te lidhur me pozicionim te caktuar politik.
Ka nje kohe qe ne Kosove eshte harruar se te jesh ne politike dhe te jesh ne institucione nenkupton te jesh i kontraktuar nga qytetaret, permes votes se lire, per t’ju sherbyer atyre.
Per aq kohe sa politika eshte profesioni i vetem per disa individe, per aq kohe qe politikanet te jene te kapur ne menyre te ndryshme, sjelljet e tyre ne politike do te jene jo racionale dhe me se paku ne interes te qytetareve. Perkundrazi, cdo veprim i tyre do te jete ne funksion te pozicionimit te tyre politik si mase e perkohshme e mbrojtjes dhe realizimit te interesave te caktuara.
Ne do te angazhohemi qe klasen e tille te politikaneve ta perballim me ide perparimtare, veprime te planifikuara mire qe jane ne interes te qytetareve. Jam i sigurte se kesaj qasjeje ata nuk do te mund t’i bejne balle.
Nuk mund te ngelemi ne te kaluaren per shkak se lloji i tille i politilaneve ka ende fuqi vendimmarrese. Nuk mund te leshojme rruge per njerez te tille, sado e veshtire qe do te jete qe t’i bindim qytetaret se te tille politikane nuk meritojne te mbeshteten.