SHPËRNDAJE

Me këtë rast, kryeministri Hoti bisedoi me të pranishmit për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, përkatësisht për mbështetjen e Qeverisë ndaj sektori privat, sidomos pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë këtij takimi, Hoti theksoi se pret që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të miratohet edhe në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke spikatur faktin se ky ligj është në funksion të së mirës së qytetarëve dhe bizneseve.

Ndërkaq, kryetari Shahini, bashkë me përfaqësuesit tjerë të AKB-së, pasi që falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen, theksuan se nismat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj bizneseve është lajmi më i mirë për vendin.