SHPËRNDAJE

Avdullah Hoti, ka folur për pakon e re të rimëkëmbjes.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me ministrat Hykmete Bajrami e Besian Mustafa, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit, për të diskutuar për planet e Qeverisë rreth zhvillimit ekonomik.

Hoti ka thënë se bashkë me ministrat kanë biseduar me bizneset për përmbylljen e vitit 2020, por edhe planet që kanë për vitin 2021.

“Sot kishim një takim me komunitetin e bizneseve, bashkë me disa prej ministrave për të diskutuar përmbylljen e vitit 2020, pakon tonë të rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2020, dhe planet që kemi tani për vitin 2021, për të marrë edhe komente dhe sugjerime të bizneseve”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se viti 2020 ishte vit i vështirë, por që kanw arritur të zbutin gjendjen me pakon ekonomike dhe Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike.

 Ai ka thënë se gjatë këtij takimi kanë propozuar idetë e Qeverisë së Kosovës për politikat ekonomike, por kanë marrë ide edhe nga bizneset.

Ka qenë një vit i vështirë, kemi dizajnua një pako të rimëkëmbjes ekonomike që me terma relativ është bukur e madhe, në vlerë prej 360 milionë, dhe plus ligji për rimëkëmbje ekonomike që mobilizon qindra miliona euro direkte edhe indirekt. Tash po fillojmë edhe një start të ri, kemi një pako tjetër të rimëkëmbjes ekonomike, prej 222 milionë euro. Morëm propozime të mira nga bizneset, dhe i propozuam gjithashtu idetë tona për politikat ekonomike gjatë vitit 2021”, ka thënë ai.

Hoti shpreson që të tejkalohet pandemia në mënyrë që institucionet e vendit të merren me zhvillimin ekonomik, si dhe të fokusohen në politikat e Kosovës.