SHPËRNDAJE

Qyteti amerikan i Houstonit ka shpallur një situatë alarmante gjatë mbrëmjes së kaluar për shkak të vjedhjeve, ndërkohë që banorët janë gjendur të “paralizuar” mes përmbytjeve masive.

Zyrtarët e qytetit kanë raportuar qindra raste të plaçkitjeve, grabitjeve të armatosura dhe personave që shtiren si policë.

Kryebashkiaku Sylvester Turner, tha se policia ishte në mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe se banorët në qytetin e katërt më të populluar të Amerikës, duhet të mbyllen në shtëpi gjatë natës.

Uragani “Harvey” ka goditur me shira rekord, duke lënë nën ujë pjesë të mëdha të qytetit.

Presidenti Donald Trump vizitoi të martën Teksasin për të vëzhguar dëmet e shkaktuara nga uragani.

Mbikqyrja e policisë do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.

Turner tha se kjo do të ndihmonte në parandalimin e “krimeve të pronës” kundër shtëpive të evakuuara.

Mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në kërkim të strehimit emergjent mes përmbytjeve të rënda.

Image