SHPËRNDAJE

Kombet e Bashkuara nuk arritën që të kompensojnë viktimat e helmimit me mbetje të plumbit në kampet e KB-së në Kosovë, duke lënë familjet e prekura që të përpiqen të kujdesen për anëtarët e sëmurë të familjes të cilët ishin të ekspozuar ndaj kontaminimit,thuhet në një raport të organizatës  Human Rights Watch.

“Rreth 8,000 njerëz nga komuniteti romë, dhe komunitete të tjera u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin e Mitrovicës pas luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë. Për më shumë se një dekadë, rreth 600 prej tyre u vendosën në kampet e ndotura nga plumbi nga një minierë industriale aty pranë”.

“Në vitin 2016, Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut të OKB-së zbuloi se Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kishte shkelur të drejtat e njerëzve të prekur sa i përket jetës dhe shëndetit të tyre. U tha  se UNMIK-u “ëishte  bërë i vetëdijshëm për rreziqet shëndetësoretë[banorëve të kampit] që ishin të ekspozuar që nga nëntori i vitit 2000,” dhe nuk arriti ende për t`i zhvendosur ato në një mjedis të sigurt deri në më shumë se 10 vjet më vonë dhe ka rekomanduar që të kërkojë falje dhe të paguajë kompensim individual”.

“Përkundër rekomandimeve të panelit të drejtave të njeriut, OKB-së njoftoi në maj 2017 se do të krijojë vetëm një fond vullnetar të besimit për projektet e asistencës së komunitetit për të ndihmuar ata”, theskohet në raport, transmeton Klan Kosova.

Në qershor, Human Rights Watch intervistoi 19 viktima të helmimit nga plumbi, anëtarët e familjeve që jetonin në kampet e drejtuara nga OKB, si dhe mjekët, avokatët dhe organizatat që mbështesin komunitetet e prekura.

HRW gjeti se shumë nga ata që u prekën, përfshirë fëmijët, po përjetojnë një numër problemesh shëndetësore, duke përfshirë , sëmundjet e veshkave dhe humbjen e kujtesës, andja kjo organizatë i bëri thirrje OKB-së për kompensimin e tyre, transmeton Klan Kosova.