SHPËRNDAJE

Një person nga Rahoveci ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra pas rrëzimit nga çatia e shtëpisë derisa ishte duke punuar.

Viktima duke mos u përballuar lëndimeve, pasi ka arritur në QKUK  ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Njoftimi i policisë:

Rr. Mizahir Isma Rahovec 17.06.2017-13:00. Viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar në çatinë e shtëpisë së tij është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda  trupore. I njëjti  duke mos u përballuar lëndimeve, pasi ka arritur në QKUK  ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.