SHPËRNDAJE

Pasi humbi garën për kreun e PD-së, Eduard Selami ka falënderuar edhe njëherë të gjithë ata demokratë që e mbështetën në këtë proces.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Selami pohon se kontributi i tij në PD do të vijojë, ashtu si edhe në seksionin e njësisë 2 në Tiranë, ku është edhe anëtar.

Mesazhi i Eduard Selamit:

I falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.

Tashmë unë jam një demokrat krenar si gjithmonë, anëtar i seksionit të njësisë dy, dega Tiranë. Unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët.