SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.12.2016.

“I akuzuari Hysni Hoxha konform nenit 364 paragrafi 1, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, është liruar nga akuza se në cilësi të personit zyrtar- kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka kryer veprën penale:

“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës. Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se në rastin konkret, nuk është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit H.H., për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është vërtetua se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta liroj të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale”thuhet në komunikatën e derguar për media.