SHPËRNDAJE

 

I dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka thënë Klan Kosovës se po ndihet shumë mirë dhe e do Kosovën.

Këto komente ai i bëri rrugës për në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi

Ndryshe, i dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell pritet që, përpos presidentit Hashim Thaçi, të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë.

Klan Kosova ka marrë vesh nga burimet e veta se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, pritet të takohet sot pasdite me Grenell në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Një takim të ngjashëm do ta ketë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Madje, një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Vetëvendosja.

Në ndërkohë, nga LDK-ja e kanë konfirmuar se në takimin e të dërguarit të presidentit amerikan me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën do të jetë edhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

Por, Klan Kosova nuk ka arritur ta konfirmojë nëse edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do ta takojë Richard Grenell që ka ardhur sot në Kosovë.

Sipas informatave tona të deritanishme, Grenell do t’i takojë liderët partiakë, veç e veç, në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tashmë ka arritur në Kosovë.

Në orën 13:00, ai pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçin.

Përveç emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë sot pritet të vijë edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Mattheë Palmer.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett.