SHPËRNDAJE

Pak ditë në parë një sherr me thikë i mori jetën një shtetasi nga Serbia. Autori sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Ndërsa viktima është një serb 37 vjeçar, pronar i një lokali.

Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari i kishte bërë vajzës që ishte në shoqërinë e të dyshuarit: “çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thënë ai nga ana tjetër e rrugës.

Por kjo deklaratë e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i ishte drejtuar me sharje me konotacion homofob dhe seksual.

Aty kishte nisur debati verbal me sharje e fyerje, teksa kosovari kishte nxjerrë thikën dhe ka plagosur disa herë me thikë 37 vjeçarin.

Tani ai ndodhet ne arrati. 37 vjeçari ka nderruar jetë në spital