SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e sotme emergjente të Kuvendit Komunal të Prizrenit ku pritej të shqyrtohej dhe të votohej rishikimi i buxhetit, shefi i kuvendarëve të AAK-së Ilir Baldedaj ka kërkuar nga kryetari i Prizrenit të jap dorëheqje sepse tha ai, nuk e ka më legjitimitetin.

“Jep dorëheqje sepse nuk ke legjitimitet” tha Baldedaj, i cili ia kujtoi kryetarit se nuk e ka në koalicion asnjë nga partnerët me të cilët erdhi në pushtet.

Duke iu përgjigjur Baldedajt, pasi opozita e lëshoi mbledhjen, kryetari i Komunës së Prizrenit tha se është në këtë pozitë nga votat e qytetarëve e jo nga subjektet politike. Bile tha ai me LDk-në as që kemi apsur koalicion në balotazh, ndërsa e pranoi se kishte koalicion me Nismën dhe disa subjekte të minoriteteve në Prizren./0