SHPËRNDAJE

Ish – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili vdiq sot në një spital në Turqi, do të varroset me ceremoni shtetërore. Për këtë sot do të diskutojë Qeveria e Kosovës e cila do të mbajë të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Qeveria e Kosovës do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme gjatë pasdites së sotme për të diskutuar rreth organizimit të ceremonisë shtetërore për varrimin e ish -kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Gazeta Express, merr vesh se Qeveria do ta themelojë një këshill organizativ që do të merret me ceremoninë e varrimit.

Këshilli do të përbëhet nga një anëtar i familjes Rexhepi, një anëtar i Qeverisë si dhe një anëtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkohë Qeveria mbledhjen e saj do ta fillojë në orën 1:30.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi.