SHPËRNDAJE

Europol ka paralajmëruar se shteti islamik nuk ka mungesë të vullnetarëve, duke shtuar se ata po stërviten çdo ditë e më shumë në mënyrë që të goditen vendet e fuqishme të Evropës.

Pavarësisht humbjeve të mëdha në Siri dhe Irak, ISIS po vazhdon të planifikojë sulme të cilat do të rezultonin me viktima të mëdha në Evropë, sipas agjencisë kryesore të policisë së BE-së, Europol.

“ISIS po realizon operacione trajnuese në Siri dhe Irak për të kryer akte terroriste në Perëndim, dhe nuk ka mugnesë të vullnetarëve”, bëhet e ditur nga kjo organizatë.

Nga kjo agjenci bëhet e ditur se gratë dhe fëmijët po luajnë rol kryesor në kryerjen e sulmeve nga Shteti Islamik.

“Xhihadistet femra kanë më pak pnegesë në Perëndim sesa meshkujt. Gratë dhe fëmijët po sfhrytëzohen për kryerjen e aktiviteteve terroriste në vendet e BE-së”, ka bërë të ditur Europol.

Pikërisht kjo organizatë ka paralajmëruar se edhe Ballkani është një nga zonat më të rrezikuara nga sulmet terroriste.