SHPËRNDAJE

Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë ka dërguar në Kosovë një numër të konsiderueshëm të ftesave për ish-komandantët e ish-ushtarët e UÇK-së.

Intervistimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së do të bëhet nën dyshimet për krimet e supozuara të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, do të gjykohen në Hagë nga një ekip prej 19 gjyqtarësh, të ardhur nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Të njëjtit janë përzgjedhur mbi parimin e padiskutueshëm të paanshmërisë dhe profesionalizmit.

Keith Raynor nga Britania e Madhe ka shërbyer si Gjykatës i Qarkut në Woolwich Crown të Londrës që nga 2015-ta. Ai ka gjykuar raste të dhunimeve seksuale, të bandave dhe krimit të organizuar, drogave, fajdeve, pastrimit të parave dhe armëve. Raynor është gjykatës që nga vitit 2005. Raynor më parë ka shërbyer edhe si Prokuror Ndërkombëtar në Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Kamboxha. Raynor po ashtu ka shërbyer edhe prokuror në ekipin e prokurorëve të Irakut, nga ku ka ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë viteve 2003-2009.

Vidar Stensland nga Norvegjia, ka shërbuer në Gjykatën e Apelit në Haalogaland në Tromso që nga viti 2001. I njëjti ka qenë edhe gjyqtar i EULEX-it nga 2013 e deri më 2016. I njëjti ishte më parë edhe këshilltar ligjor dhe më vonë kryesues i misionit norvegjez në Gjeorgji që nga viti 2007 deri më 2009.Ai më parë ka mbajtur edhe disa pozita në Prokurorinë norvegjeze.

Roland Dekkers nga Holanda, ka shërbyer si Kryetar i Gjykatës së Apelit në Hertogenbosch. Nga viti 2008 e deri më 2017 ai ka shërbyer si zëvendëskryetar i Gjykatës së Apelit në Hagë, në pozitën e kryetarit të Divizionit për Krimet Ndërkombëtare. Para se të bëhej gjykatës, Dekkers ka punuar edhe si avokat.

Ann Power – Forde nga Irlanda, ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që nga viti 2008 deri në 2014. Ajo ka një përvojë prej 25 vjetësh në mësimdhënien e filozofisë dhe jurisprudencës.

Antonio Balsamo nga Italia, ka shërbyer si zëvendësprokuror gjeneral i Gjykatës Supreme në Cassation në Itali. I njëjti ka punuar edhe si Profesor i Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë në Palermo. Gjatë viteve 2010-2012 ai ka shërbyer edhe në misionin e EULEX-it në Kosovë.

Charles L. Smith nga SHBA-të, ka shërbyer si ndërmjetësues dhe arbitrar që nga 2014-ta. Më parë ai ka punuar si Gjykatës i EULEX-it nga 2010 deri në 2013-tën. Si pjesë e mandatit ai ka qenë edhe pjesë e Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri në 2013. Para kësaj, Smith kishte punuiar si Gjykatës i në Ioëa, ku më pas ishte zgjedhur edhe si kryetar i Gjykatës atje.

Christine van den Wyngaert nga Belgjika, ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve që nga viti 2009. Po ashtu Wyngaert nga Belgjika ka shërbyer edhe si Gjykatëse në Tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi. Aty ajo ka shërbyer nga viti 2003 deri në vitin 2009.

Michele Picard nga Franca, ka shërbyer si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Paris nga qershori i 2013-tës. Edhe Picard ka shërbyer në Tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi nga 2008-ta deri në 2013-tën. Para kësaj, ai ka shërbyer si pjesë e panelit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në Bosnjë. I njëjti ka punuar në Këshillin e Evropës.

Thomas Laker nga Gjermania, nga Gjermania ka punuar si gjyqtar në Hamburg që nga 2005-ta. Në 2009-tën ai ka punuar edhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Po ashtu, ai ka punuar edhe në Gjykatën Administrative të Hamburgut dhe në atë të Apelit në 2000-tën.

Emilio Gatti nga Italia, ka shërbyer si Prokuror Publik në Gjykatën e Distriktit të Gjenoas. Më parë ka punuar edhe Gjykatës i Krimeve në Gjenoa nga viti 2001 deri më 2008. Gatti ka shërbyer edhe në misionin e EULEX-it në Kosovë nga 2008-ta deri më 2010.

Michael Bonlander nga Gjermania, ka shërbyer në Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Kamboxha nga viti 2015 deri në 2019. Po ashtu nga 1991-ta deri më 2004 ai ka punuar në Gjykatën e Thuringias në Gjermani, ndërsa është marrë me çështjet kriminale dhe civile. Bonlander ka shërbyer edhe si zyrtar i lartë ligjor në Tribunalin për krimet në Jugosllavi.

Kai Ambos nga Gjermania shërbeu si Kryetar i Departamentit për Krimet Ndërkombëtare në Universitetin e Gottingenit në Gjermani. Ai aty shërbeu nga maji i 2003-tës. I njëjti ka punuar edhe si konsulent ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare për krimet në Jugosllavi.

Kennetth Roberts nga Kanada, ka shërbyer si zyrtar i lartë ligjor në mekanizmat e pavarur në Siri. Si zyrtar i lartë ligjor ai ka punuar edhe në Dhomat e Posaçme të Prokurorisë në Kamboxha. Si shef i politika ligjore ai ka shërbyer edhe në Gjykatën për Krimet e Jugosllavisë. I njëjti ka qenë më parë edhe pjesë e UNMIK-ut në Kosovë.

Mappie Veldt – Foggia nga Holanda, ka punuar në Gjykatën e Apelit në Hagë që nga 2010-a. E njëjta aty është pjesë e Dhomave të Posaçme për Trafikimin e Organeve dhe Krimeve Ndërkombëtare. Para kësaj, ajo ka shërbyer në Gjykatën e shkallës së parë në Hagë për krimet ndërkombëtare dhe ekstradimet.

Christoph Barthe nga Gjermania, shërben si Prokuror në Gjykatën Federale Gjermane të Drejtësisë që nga 2010-ta. Në të njëjtën veprimtaria e tij janë krimet e luftës dhe gjenocidi. Para kësaj, nga viti 2009 ai ka shërbyer si prokuror publik në Mynih.

Vladimir Mikula nga Çekia, ka shërbyer si gjyqtar i EULEX-it nga viti 2011. I njëjti më parë ka qenë pjesë e Gjykatës së Boheminë Veriore, regjion ky në Çeki. Në fillimin e karrierës së tij, Mikula ka punuar si avokat.

Guénaël Mettraux nga Zvicra ka punuar si këshilltar i shteteve për procedurat në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, si dhe procesin e hetimeve në Krimet Ndërkombëtare. Po ashtu ai ka punuar edhe si konsulent në çështjet e larta të krimeve të luftes dhe ato të rerrorizmit në Tribunalin Special për krimet e luftës në Jugosllavi.

Nicolas Guillou nga Franca, ka shërbyer si shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special të Libanit nga 2015-ta. Nga 2012-ta ai ka punuar si prokuror në Departamentin e Drejtësisë në Liaison të Francës. Para këtyre pozitave ai kishte mbajtur edhe disa poste në ministrinë e Drejtësisë së Francës.

Anres Parmas nga Estonia, ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën për Krime në Tallin të Estonisë nga 2014-ta. Parmas më parë ka qenë edhe pjesë e EULEX-it nga viti 2013 deri në qershorin e 2013-tës, nga ku mori edhe pozitë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.