SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 10 185 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 507 657 doza të vaksinës. Deri më sot 675 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.