SHPËRNDAJE

Sipas sociologut Fadil Malokut egzistojne disa menyra se si mund te formohet qeveria e Kosoves:

1. Mënyra më e mirë dhe më ideale për ta maksimalizuar dhe faktorizuar, rolin e listës””Srpska”, se sa një qeverisje ekskluzive vetëm me këtë partner, nga cilido bllok, nuk ka!? Dhe kjo me sa po shoh varet shume nga ambiciet meskine e bllokut PAN, për të qenë me çdo kusht në pushtet! Një qeveri e tillë, pa mëdyshje do prodhonte përveç jostabilitetit dhe pasigurisë, edhe rrudhje apo reduktim të mëtejmë? të vetin elektoral (duke llogaritur që edhe PDK-ja e edhe LDK-ja, gjenden në krizë identitare politike!)të cilido bllok që vendos të qeverisë me këtë logjikë “makiaveliste””, thekson Maloku. 2. Qeverisja e ardhme do mbetet peng i dy kërkesave të kohës; a./ të krijoj qeverinë vetëm me lista “Srpska” (pa iu bashkangjitur edhe ndonjëri bllok aktual) dhe t’i kënaq ambiciet vetanake (klanore, grupore, partiake dhe të koalicionit), dhe kështu të brishtësoj qeverisjen për një apo dy vite (ngase, opozita (LAA- plus VV) në këtë version, do mbetet larg më e fortë, më agjile, më pak e kompleksuar me obligime qeverisëse (!), apo; b./ të provoj ta zgjeroj spektrin qeverisës duke rilidhur një marrëveshje të re ose me LDK-n (që tashmë ka një “përvojë” joshjeje (!), ose me VV”! 3. Opsioni tjetër (janë zgjedhjet e reja, që nuk i besoj që në këtë moment i konvenojnë, sidomos; PDK-s dhe LDK-s) që i spastron gjitha këto situata hipotetike, e kalkulative, e dilematike pra, që do krijonte një konstelacion të ri dhe një masë kritike, për ndryshime edhe më kuptimore, më esenciale, e pse jo edhe më radikale tek votuesit në Kosovë. As për PANI-n, e as për VV-n (natyrisht, nëse i jepet rasti ta formoj qeverinë (për çka besoj ka shumë pak gjasa, shkaku i ambicieve protagoniste të PANI-t!), nuk u kisha rekomanduar të insistojnë me çdo kusht, të qeverisin vetëm me lista “Srpska”! Pasojat, do ishin; politikisht të pariparueshme, dhe elektoralisht shumë të dënueshme”