SHPËRNDAJE

Koreja Veriore e ka kërcënuar SHBA-në me një sulm të tmerrshëm bërthamor dhe me shkatërrim të mjerueshëm përfundimtar, duke thënë se është e gatshme t’i shkatërrojë bazat e armiqve me një sulm bërthamor parandalues nëse ata shfaqin çfarëdo shenje provokimi.

“DPRK [Koreja Veriore], e cila lartësohet si shteti më i fuqishëm me armë bërthamore përkundër vështirësive të papara, nuk frikohet nga sanksionet, presioni dhe lufta”, ka thënë regjimi, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA.

Tani Peniani është i gatshëm t’i shkatërrojë bazat e armiqve me sulme bërthamore parandaluese dhe nëse ato shfaqin çfarëdo shenje provokimi.

“Në rast se SHBA-ja zgjedh konfrontimin dhe luftën… atëherë do të përballet me sulm të tmerrshëm bërthamor dhe me shkatërrim përfundimtar dhe të mjerueshëm”, ka thënë regjimi i Koresë Veriore.

Ndërkohë, dje në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kërcënoi Korenë Veriore me shkatërrim total nëse e sulmon SHBA-në apo aleatët e saj.