SHPËRNDAJE
fbt

Rrahja e dy shqiptarëve në Novi Sad s’ka dyshim se është një dëshmi tjetër, se serbet janë ata radikalët e vjetër, të cilët me shekuj janë munduar ti zhdukin shqiptarët nga faqja e dheut, në forma të ndryshme por gjithmonë duke u bazuar në “sinopsisin”, e Millosheviqit.

 

Pasi që politika dhe politikanët tanë po punojnë dhe veprojnë sipas interesave të tyre personale, ne si shqiptar duhet të bëhemi bashkë dhe ta gjejmë zgjidhjen e duhur për ti ndaluar nënçmimet e Serbisë, e cila vazhdimisht po ia bënë popullit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

 

Lidhur për sulmin e mbrëmshëm është folur dhe reaguar shumë pak në mediumet tona, kjo është pasqyra e “forcës” së politik-bërjes tonë dhe krerëve të dy shteteve, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, sesa janë të interesuar dhe të gatshëm ti mbrojnë dhe të kontribuojnë për mirëqenien e qytetarët e tyre.

 

Ka ardhur koha që ne shqiptarët të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë “kamxhikun” e serbëve, sepse për politikanët tanë, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa lufta për pozitë.

 

Një shtet i cili nuk është i gatshëm dhe nuk ka forcë ta mbroj jetën e qytetarit, s’ka dyshim se është i dështuar.

 

Shkruan: Granit Shala