SHPËRNDAJE

Shaip Kamberi, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi duke komentuar situatën e fundit politike në Kosovë, ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, nuk po i mjaftojnë  deputetët që ia garanton Kushtetuta në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Vuçiq po synon t’i kontrollojë edhe deputetët joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Madje për këtë ka thënë se ai nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme.

Postimi i plotë i Kamberit në Facebook:

Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës.

Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qoshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj.

E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare