SHPËRNDAJE

Një tregtar i peshkut në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është befasuar tej mase kur në rrjetën e tij ka kapur një karavidhe aspak të zakonshme.

Alex Todd, peshkatar me traditë të madhe familjare nga ishulli Chebeague, kapi këtë karavidhe me trup të tejdukshëm gjatë një udhëtimi të peshkimit, shkruan Neësëeek, transmeton Gazeta Metro.

Todd e shpërndau fotografinë e karavidhes interesante, pranë një karavidheje tjetër me trup dhe ngjyrë normale.

Sipas ekspertëve, ngjyra e tillë mund të jetë shkaktuar nga një sëmundje gjenetike që quhet ‘Leucizëm’, që është humbje e pjesshme e pigmentit në lëkurë.

Todd deklaroi se nuk kishte parë kurrë më parë një gjë të tillë, dhe se vendosi ta kthente prapa në ujë atë.