SHPËRNDAJE

Gangsterët shqiptarë, të cilët kanë përmbytur me drogë të klasit A rrugët e Londrës, janë dënuar me 17 vite burg.

Kështu bën të ditur britanikja Daily Mail.Algert Lami, 23 vjeç; Roland Vasija, 20 vjeç dhe 22-vjeçari Orjon Uku u arrestuan gjatë një operacioni të policisë në Stratford.

Në makinën e tyre u gjetën sasi kokaine dhe tufa me para.

Më herët gjatë këtij viti, policia britanike paralajmëroi se trafikantët shqiptarë të drogës janë kthyer në kërcënim serioz në rrugët e Britanisë.

Kur policia kontrolloi makinën BMW të trafikantëve shqiptarë, gjetën 178 mijë sterlina në një qese, pranë një topi futbolli.

Në makinë u gjet edhe gjysmë kile me kokainë.