SHPËRNDAJE

Haradinaj beson te Kosova, po humbasin 35:38 nga Estonia pas pjesës së parë.

Ramush Haradinaj gjendet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, aty ku po luhet ndeshja mes Kosovës e Estonisë, e fundit parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019”.

“Sonte jam prezent në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku po zhvillohet ndeshja Parakualifikuese e basketbollit për Botërorin. Besoj në forcën e ekipit të Kosovës. Përpara djem”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Nga radhët e PAN-it prezent janë edhe Fatmir Limaj, Blerand Stavileci, e Memli Krasniqi, kurse nga LDK-ja prezent është Ismet Beqiri.

Mësohet se prezent është edhe kryetari i Prishtinës që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Ka përfunduar tashmë pjesa e parë mes Kosovës dhe Estonisë që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Pas dy çerekeve të parë, “Dardanët” po humbasin me rezultat të ngushtë, 35:38.

Kjo është ndeshja e fundit parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019” ku Kosova kualifikohet edhe me fitore minimale.