SHPËRNDAJE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar sot gjashtë kandidatë për kryetarë komunash.

Ata janë: Bali Muharremaj Suharekë, Smajl Latifi Rahovec, Xhafer Gashi Obliqi kryetar aktual i kësaj komune, Zenun Elezaj Klinë, Agron Kuçi Junik kryetar aktual dhe Bashkim Ramosaj Deçan.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se të nominuarit janë kandidatë seriozë të cilët kanë dhënë kontribute të mëdha në fusha të ndryshme, por edhe në parti.

Të nominuarit për kryetarë kanë falenderuar AAK për nominimin dhe janë shprehur të bindur se do të fitojnë në komunat ku do të garojnë.