SHPËRNDAJE

Nëpër komuna po prezantohen kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Podujevë, ka konfirmuar kandidatët nga kjo komunë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me 14 shkurt.

Burime të IndeksOnline, kanë bërë të ditur se qendra e VV-së në Podujevë, ka nominuar këta kandidatë për deputet: Saranda Bogujevci, Fitim Haziri edhe Vendenis Lahu.

Burimet po ashtu kanë bërë të ditur se kandidatët janë zgjedhur pas votimit të anëtarësisë në qendër të VV në Podujevë.