SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar edhe për emërimin e tre ministrave të rinj të cilët zëvendësojnë ministrat e kaluar, që tash janë zgjedhur deputetë.

Valentin Toçi është emëruar ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Hykmete Bajramit, Emanuel Demaj ministër i Punëve të Jashtme në vend të Enver Hoxhaj dhe Kurtan Kajtazi në ministrinë e Bujqësisë në vend të Memli Krasniqit.

Ditë më parë Mustafa ka emëruar edhe disa ministra të tjerë.

Tetë  ministria të kabinetit Mustafa janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.