SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike (DS) janë të hapur për bisedime me përfaqësuesit e Partisë Liberal-Demokratike (LDP) për Kosovën, meqë këtë çështje e konsiderojnë shumë serioze, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Danas”.

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka paralajmëruar se subjekti i tij shumë shpejt do të ofrojë një platformë qytetare e cila krahas çështjes së Kosovës krijon hapësirë për artikulimin e alternativës, transmeton Indeksonline

E përditshmja beogradase, “Danas”, shkruan se Çeda ka gejtur tanimë partnerët. Bëhet fjalë për Partinë Demokratike (DS)

“Propozimet do t’i marrim në shqyrtim me kujdes të njëjtë meqë Kosova është çështje tepër serioze që cilido të ketë të drejtën ta injorojë cilindo propozim”, i kanë thënë “Danasit” përfaqësues të DS në lidhje me idenë e Çedomir Jovanoviqit se demokratët ekziston mundësia të jenë partnerë e bashkëbisedues.

Derisa Jovanoviq kohë më parë kishte deklaruar se dialogu i brendshëm për Kosovën do të jetë i mundur nëse ka gatishmëri të bisedohet.

“Por, momentalisht nuk ka dialog meqë kemi një pushtet i cili mbyt pakicën dhe vazhdimisht heton qëllimet e atyre që e kritikojnë, sikundër edhe opozitën dhe intelektualët të cilët nuk janë në nivel të detyrës që të flasin qartë për problemet”, ka thënë ai.