SHPËRNDAJE

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme nxori edhe zyrtarisht emrat që kanë fituar mandatin e deputetit.
Në këtë legjislacion prej 120 deputetëve të Kuvendit, 38 nga to do të jenë femra.

Nga koalicioni PAN 12 gra do të jenë deputete në Kuvendin e Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje që në këto zgjedhje doli me 32 deputetë, 10 nga to do të jenë femra.
Ndërsa koalicioni LAA do të ketë 9 femra, Lista Serbe 4, Partia Turke një, Koalicioni Vakat një si dhe një nga Partia e Re Demokratike.

Gratë deputete në PAN janë:
Sala Berisha-Shala, Teuta Haxhiu, Ganimete Musliu, Time Kadriaj, Blerta Deliu-Kodra, Evgjeni Thaci-Dragusha, Mexhide Mjaku-Topalli, Flora Brovina, Albulena Balaj-Halimaj, Safete Hadërgjonaj, Luljeta Veseli-Gutaj dhe Xhevahire Izmaku.

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Shqipe Pantina, Drita Millaku, Saranda Bogujevci dhe Fitore Dalipi-Pacolli.

Nga koalicioni LAA: Vjosa Osmani, Mimoza Kusari-Lila, Teuta Rugova, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Lirije Kajtazi, Hykmete Bajrami, Besa Gaxherri, Doruntinë Maloku-Kastrati dhe Mirjeta Kalludra.
Nga Lista Serbe: Miljana Nikolliq, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq dhe Verica Çeraniq.
Nga partia Turke Mufera Srbica-Shinik, nga koalicioni Vakat Duda Bale dhe nga Partia e re e Kosovës Emilia Rexhepi./GazetaDirekt.com