SHPËRNDAJE
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan Donald Trump pasi ky i fundit e quajti atë të “çmendur”.

Kim Jong-Un e paralajmëroi Trump-in se do të “paguajë shtrenjtë” për fjalimin e fundit në mbledhjen e OKB-së.

“Tani Trump ka mohuar ekzistencën dhe ka bërë fyerjen më të rëndë për mua edhe vendin tim në sy të tërë botës. Ai ka bërë deklaratën më të egër të një lufte në histori”, citohet të ketë thënë Kim Jong Un.

Ai tha se Trump ka arritur nivelin më të lartë të vijës së ashpër me atë deklaratë dhe se do të paguajë shtrenjtë për të.

Në fund ai u shpreh i bindur se “do ta zbusë ‘matufin’ amerikan me zjarr”.

Presidenti amerikan kishte thënë se nëse Amerika është e detyruar ta mbrojë veten, atëherë do ta “shkatërrojë totalisht” Korenë e Veriut.