SHPËRNDAJE

Kim Jong Un deklaroi sot se do të ndërpresë projektin koreanoverior për goditjen me raketa të ishullit amerikan Guam në Paqësor, por paralajmëroi se ky test do të vazhdojë nëse ka veprime të tjera të papërgjegjshme nga Uashingtoni.

Në sytë e disa analistëve, ky koment i kreut koreanoverior përbën një derë të mundshme daljeje nga kriza e krijuar nga lufta e fjalëve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kërcënoi javën e kaluar se do të lëshojë katër raketa mbi Japoninë në drejtim të territorit amerikan të Guam, ku ndodhen dy baza të rëndësishme amerikane/atsh