SHPËRNDAJE
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar përkushtim më të madh të institucioneve, organizatave apo shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur që të angazhohen më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kjo ditë është edhe dita kur të gjithë ata që punojnë për ndriçimin e fatit të personave , qofshin ato organizata për të drejtat e njeriut apo shoqata të familjarëvëve të personave të pagjetur solidarizohen me familjarët e të pagjeturve duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse angazhim më të madh si dhe përkushtim që , më në fund të ndriçohet fati i personave të pagjetur .

Kjo është ditë e solidarizimit ndërkombëtar dhe në të gjitha shtetet e botës ku ka pasur luftëra dhe ka persona të pagjetur organizohen manifestime dhe protesta për të vërë në lëvizje ndërgjegjen e atyre që e kanë përgjegjësinë politike , institucionale dhe shtetërore  ndriçimin e fatit të personave të pagjetur dhe që , për fat të keq ata janë kontribues për zhdukjen e  këtyre personave dhe tash janë bartës të posteve të larta”, thotë KMLDNJ.

KMLDNJ me theks të veçantë ka kërkuar angazhimin e politikës për ndriçimin e fatit të pagjeturve.

“Ndërkombëtarët që kanë pasur dhe e kanë mundësinë e të bërit presion ndaj palëve ndërluftuese në Kosovë,  nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe detyrim por u janë nënshtruar ndikimeve dhe intereseve politike duke e dëmtuar pariparueshëm çështjen e ndriçimit të fatit të personave të pagjetur.

Deklaratat e politikanëve të vendeve të Ballkanit e që kanë përgjegjësinë kryesore pse kemi lista të  personave të pagjetur ndihen gjallë vetëm gjatë fushatave zgjedhore dhe me 30 gusht , DNPGJ për të vazhduar pastaj me çështje tjera”, theksohet ndër të tjerash në reagimin e KMLDNJ-së në Ditën Ndërkombëtare të të pagjeturve.