SHPËRNDAJE

Univeristeti Seinäjoki – Finlandë dhe Kolegji ISPE sjellin në Kosovë Programin e Infermerisë me Joint Degree

Ju njoftojmë se Kolegji ISPE në bashkëpunim me Universitetin Seinäjoki nga Finlanda ka kaluar fazën e parë të aprovimit të Akreditimit, për Joint Degree (Diplomë e Përbashkët) në Programin e Infermierisë.

Ky Program është shumë i rëndësishëm për të rinjët, për mundësitë që u ofrohen studentëve të diplomuar, si:

• Pajisjen me diplomë nga Universiteti Finlandez Seinäjoki dhe Kolegji ISPE;
• Përfshirjen e tyre në Regjistrin e Infermierëve Finlandez, si dhe
• Të drejtën e integrimit në tregun e punës së Finlandës, Bashkimit Evropian dhe më gjerë.